Problemet me mbrojtjen

Futboll

Problemet me mbrojtjen

Më: 16 shtator 2022 Në ora: 12:47
Problemet me mbrojtjen

Problemet me mbrojtjen!

Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë dy ndeshjet e saj të Ligës së Kombeve, ndaj Izraelit në transfertën e 24 shtatorit në orën 20:45 dhe ndaj Islandës më 27 shtator në Tiranë, në stadiumin “AIR Albania”, në orën 20:45.

Trajneri i Shqipërisë, Edi Reja ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar për këto dy sfida, teksa mbrojtja ka më shumë probleme pas dëmtimeve të shumta të lojtarëve kuqezi.

Me mungesat për shkak dëmtimi të Berat Gjimshitit dhe Kastrioti Dermakut, Reja ka ftuar sërish në Kombëtare, Arlind Ajetin, i cili vjen nga eksperienca në Serinë C italiane me Pordenonen dhe Adrian Bajramin me të rinjtë e Benfikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat