Giresse rikthen Paçaradën, ftohen tre lojtarë të Superligës

Futboll

Giresse rikthen Paçaradën, ftohen tre lojtarë të Superligës

Më: 16 shtator 2022 Në ora: 14:43
Giresse rikthen Paçaradën

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse, e ka bërë publike listën e futbollistëve për dy ndeshjet e këtij muaji.

Trajneri francez për grumbullimin e shtatorit ka ftuar 26 futbollistë, të cilët do t’i ketë në dispozicion për duelet me Irlandën e Veriut, më 24 shtator, në Belfast dhe me Qipron, më 27 shtator, në Prishtinë.

Këto dy ndeshje janë të fundit në kuadër të ciklit të sivjetmë të Ligës së Kombeve.

I rikthyer në grumbullim me Kosovën është Leart Paqarada, kurse Giresse ka ftuar edhe tre futbollistë të Kosovës.

Bëhet fjalë për Ilir Krasniqin, Lindon Emerllahun dhe Lumbardh Dellovën.

Për herë të parë është ftuar edhe Shkëlqim Vladi. Vladi luan qendërsulmues dhe është pjesë e Aarau të Zvicrës. Ai është 21 vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat