Ronaldo është bindur: do të jetë më i paguari në histori

Futboll

Ronaldo është bindur: do të jetë më i paguari në histori

Më: 16 shtator 2022 Në ora: 14:52
Ronaldo

Pasi ka kërkuar për disa muaj largimin nga Manchester, në fund ishte Unitedi që zgjodhi ta ‘skarconte’ Cristiano Ronaldo-n.

Me një qëndrim të qartë të trajnerit Erik ten Hag, qendërsulmuesi portugez në këtë fillim sezoni e nisi si një alternativë e thjeshtë për titullarët, pothuajse gjithmonë duke u nisur nga stoli.

Pas mbylljes së merkatos së verës në kampionatet kryesore të Europës, ditët e fundit ka qarkulluar një ofertë e bujshme nga Arabia Saudite për CR7.

Ekipi i propozimit në fjalë ishte Al-Hilal, i cili i ka ofruar sulmuesit portugez një marrëveshje dyvjeçare me vlerë 121 milionë euro neto në sezon, në total 242 milionë.

Një ofertë e refuzuar nga Cristiano Ronaldo, duke treguar se ai ende dëshiron të qëndrojë në nivele të larta. Megjithatë, pasi refuzimit të propozimit të pabesueshëm, portugezi duket se ka marrë një ofertë të re, po aq tërheqëse.

Siç thuhet nga ’90min’, Inter Miami, klubi i njohur në pronësi të David Beckham, do të ishte në gjurmët e qendërsulmuesit. Nuk është hera e parë që MLS i afrohet CR7, pas marrjes së kampionëve të tjerë të kalibrit të Bale, Chiellini, Insigne, Bernardeschi, Riqui Puig dhe Criscito verën e kaluar.

Sipas informacioneve të fundit të qarkulluara, Inter Miami do të ishte i gatshëm ta bënte portugezin jo vetëm lojtarin më të paguar në klub, por edhe të gjithë historinë e MLS.

Duhet të theksohet se në verën e vitit 2021, Cristiano Ronaldo refuzoi mundësinë për të shkuar në Shtetet e Bashkuara, duke pranuar një rikthim në Manchester United.

Megjithatë, duke pasur parasysh vështirësitë e fundit në gjetjen e një skuadre të re, këtë herë mund të jetë rasti i mirë për lamtumirën e tij përfundimtare nga futbolli europian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat