Marko Simonovski shpallet “Ylli i Javës”

Futboll

Marko Simonovski shpallet “Ylli i Javës”

Më: 16 shtator 2022 Në ora: 14:59
Marko Simonovski

Sulmuesi i Dritës, Marko Simonovski është shpallur “Ylli i Javës” së 7-të në Superligën e Kosovës në futboll. Futbollisti maqedonas ishte protagonist në fitoren që skuadra e tij e realizoi në derbin e madh kundër Gjilanit, me rezultat 4:1.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Skender Kapra nga KFV Liria, Ridvan Osmani nga KFV Vushtrria dhe Arben Fazlija nga KFV Gjakova. Ky komision vlerësoi se Simonovski me paraqitjen e tij dhe tre golat e shënuar ishte vendimtar në fitoren e skuadrës së tij.

Pasi mori këtë çmim sulmuesi nga Maqedonia e Veriut u shpreh i lumtur që edhe në këtë edicion po gëzon formë të mirë dhe po e jep kontributin e pritur për skuadrën. “Ky çmim për mua do të thotë shumë.

Shpresoj që këtë edicion do të kthehem shumë herë për ta marrë çmimin e më të mirit të javës. Mendoj se Drita do të ketë një kampionat më të mirë se sa në edicionin e kaluar. Besoj që këtë herë do të dalim kampion dhe për këtë po punojmë ndeshje pas ndeshje”, ka theksuar Simonovski për faqen zyrtare të FFK-së,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat