Martinez i befasuar më mbështetjen e tifozëve

Futboll

Martinez i befasuar më mbështetjen e tifozëve

Më: 17 shtator 2022 Në ora: 11:49
Martinez i befasuar më mbështetjen e tifozëve

Lisandro Martinez është i befasuar se sa shpejtë ka fituar besimin tek tifozët e Manchester Unitedit.

Mbrojtësi argjentinas gjatë verës që lamë prapa iu bashkua ‘Djajve të Kuq’ nga Ajaxi.

Transferimi i tij në ‘Old Trafford’ ishte kritikuar nga ekspertët dhe tifozët se argjentinasi i ‘vogël’ nuk ka aftësia për të luajtur në Premier League.

Megjithatë, Martinez tashmë është një pjesë e rëndësishme e skuadrës së Ten Hag.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Jam pak i befasuar, por në të njëjtën kohë ndihem shumë krenar”, tha Martinez.

“Të vish këtu te klubi më i mirë në botë dhe njerëzit të thërrasin 'Argjentinë, Argjentinë', është diçka e mrekullueshme. Faleminderit tifozëve për mbështetjen”, ka theksuar mbrojtësi argjentinas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat