Ten Hag piketon mesfushorin e Belgjikës

Futboll

Ten Hag piketon mesfushorin e Belgjikës

Më: 17 shtator 2022 Në ora: 14:55
Ten Hag piketon mesfushorin e Belgjikës

Manchester United e filloi shumë keq sezonin, por “Djajtë e Kuq” e kanë marrë veten dhe në gjashtë ndeshjet e fundit në të gjithë kompeticionet kanë siguruar pesë triumfe.

Në mesjavë erdhi edhe zhbllokimi i Cristiano Ronaldos, me trajnerin Ten Hag që u shpreh se pret gola të tjerë nga sulmuesi portugez. Klubi anglez shpenzoi 217 milionë paund në merkaton e verës.

Gjashtë afrime cilësore zbarkuan në “Old Trafford”, teksa holandezi do të ketë në dispozicion edhe 100 milionë paund të tjera për merkaton e janarit. United mendohet se do të sigurojë tre afrime të tjera në dimër.

Në krye të listës qëndron Youri Tielemans, mesfushori i Leicester City dhe kombëtares belge, të cilit i përfundon kontrata me “Dhelprat” në fund të sezonit.

25-vjeçari vlerësohet rreth 50-60 milionë paund, por fakti që ndodhet në vitin e fundit të kontratës ndikon që të transferohet nën urdhrat e Ten Hag për një shumë që sillet rreth 20 milionë paundëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat