Futbollisti gjerman dëmtohet rëndë

Futboll

Futbollisti gjerman dëmtohet rëndë

Më: 17 shtator 2022 Në ora: 18:42
Dëmtohet rëndë

Futbollisti gjerman dëmtohet rëndë!

Kapiteni i Borussias së Dortmundit dhe ylli i sulmit të Gjermanisë, Marco Reus ka pësuar një dëmtim mjaft të rëndë në derbin e Ruhrit ndaj Schalke 04-ës dhe ka lënë fushën e lojës me ndihmën e barelës.

Futbollisti u dëmtua në minutën e 28-të të takimit dhe pas ndihmës mjekësore e kishte të pamundur të rikthehej në lojë, por edhe të dilte nga fusha, ndaj u desh ndihma e barelës.

Vetëm në orët e ardhshme do të kryhen ekzaminimet e nevojshme për të përcaktuar shkallën e dëmtimit, por me Kupën e Botës dy muaj larg startit, gjasat janë që Katar 2022 të ketë humbur një tjetër protagonist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat