Kadriu: Ftesë nga Kombëtarja? Edhe pse jam shqiptar i Maqedonisë...

Futboll

Kadriu: Ftesë nga Kombëtarja? Edhe pse jam shqiptar i Maqedonisë...

Më: 17 shtator 2022 Në ora: 20:25
Kadriu

Erzeni arriti një fitore fantastike përballë Laçit dhe kështu ngjitet në vendin e parë në renditje të Superiores. Në një prononcim për “Oversport”, sulmuesi i shijakasve, Florijan Kadriu, nuk e fshehu gëzimin dhe shpreson që skuadra të vazhdojë me këto ritme.

“Kemi bërë një ndeshje mjaftë të mirë. Më mungoi vetëm goli, por shpresoj që të vijë dhe ai. Këtë fitore ja dedikojmë të gjithë grupit, të gjithë Shijakut. Na përkrahin.

Unë i luaj edhe majtë edhe djathtë, po ku të thotë trajnerit dhe do ta bëj.

Jemi një grup shumë i mirë. ekipi është formuar shumë vonë. Jemi duke luajtur të gjithë së bashku. Mendoj se kjo na ndihmon. Për ne çdo ndeshje është si një finale.

Jemi të gjithë së bashku. Ne mbrohemi si grup. Mbrojtja s’ka pranuar gol dhe meriton përgëzime.

Ftesë nga Kombëtarja? Do ta pranoja me gjithë qejf. Edhe pse jam një shqiptar nga Maqedonia sërish do ta pranoja”, u shpreh Kadriu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat