Berisha: Gol që nuk harrohet, i pari ndaj Bayernit

Futboll

Berisha: Gol që nuk harrohet, i pari ndaj Bayernit

Më: 17 shtator 2022 Në ora: 20:31
Berisha: Gol që nuk harrohet

Augsburg ka shënuar fitore ndaj Bayern Munich me rezultat 1-0 në kuadër të javës së shtatën në Bundesliga.

Mërgim Berisha ishte ai që me golin e tij ia dha fitoren Augsburgut. Ai ka thënë se është i lumtur që ka shënuar golin e tij të parë kundër një ekipi si Bayern Munich.

“Thjesht nuk i harron ndeshjet dhe golat e tillë. Do të mbetet një kujtim i mrekullueshëm për mua që kam shënuar golin tim të parë në Bundesligë kundër FC Bayern Munich”.

“Por ajo që është edhe më e rëndësishme është se unë munda ta ndihmoja ekipin me golin tim”.

“E dinim se duhej të rezistonim sot, luajtëm me guxim dhe dhamë gjithçka”, ka thënë Berisha, duke i dhënë merita të mëdha edhe portierit të tyre që bëri disa pritje.

Berisha ka luajtur deri te Gjermania U21, ndërsa kishte shpesa të mëdha që të bashkohej me Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat