Conte i lumtur me Son

Futboll

Conte i lumtur me Son

Më: 18 shtator 2022 Në ora: 06:37
Antonio Conte dhe Son

Trajneri i Tottenham Hotspur, Antonio Conte ka folur në lidhje me Son Heung Min.

Tottenham ishin nikoqirë të Leicester City, në kuadër të ndeshjes së shtatë në Premier Ligë.

‘Spurs’ kanë ‘shkelur’ Leicester, duke i mposhtur 6:2.

E, më meritori për këtë fitore ishte anësori i Tottenham, Son.

Koreani u inkuadrua në lojë nga banka rezervë, në minutën e 59` të ndeshjes.

Kurse, brenda 13 minutash arriti të shënojë tri herë, dy nga ato gola ishin spektakolar.

Pas ndeshjes është trajneri i ekipit që u shpreh i lumtur për anësorin.

“Sigurisht, në shtatë ndeshjet e fundit, ai pati shumë raste për të shënuar, por ishte i pafat. Që ai të shënonte tre sot në vetëm 13 minuta, mendoj se ishte një rekord. Jam i lumtur që ai e ndryshon lojën si zëvendësues në këtë mënyrë, por jam veçanërisht i lumtur për skuadrën sepse ne kishim nevojë për këtë. Ne kemi tre pikë dhe jemi 17 pikë pas shtatë ndeshjesh”, u shpreh ai.

Në shtatë ndeshje këtë edicion Tottenham kanë pesë fitore dhe dy barazime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat