Jo vetëm PSG, Skriniar në radarët e tre klubeve të mëdha angleze

Futboll

Jo vetëm PSG, Skriniar në radarët e tre klubeve të mëdha angleze

Më: 18 shtator 2022 Në ora: 11:34
Milan Skriniar

Milan Skriniar nuk është vetëm në radarët e PSG-së, të cilët mendohet se do të tentojnë përsëri në janar për të fituar shërbimet e mbrojtësin sllovak.

Tashmë, “The Sun” raporton se Tottenham, Chelsea dhe Manchester City janë futur në garë për të fituar kartonin e Skriniar.

Nga ana tjetër, Inter po mendon rinovimin e tij, por nëse një ofertë e duhur vjen për mbrojtësin zikaltër, drejtuesit e klubit do të vendoseshin në pozitë të vëshirë.

Nëse Skriniar nuk rinovon kontratën, ai mund të largohet sezonin tjetër me parametra zero.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat