Top-ligat evropiane vazhdojnë sot me superduele.

Futboll

Top-ligat evropiane vazhdojnë sot me superduele.

Më: 18 shtator 2022 Në ora: 12:08
Top-ligat evropiane vazhdojnë sot me superduele.

Padyshim se sfida kryesore do të luhet në Madrid, ku rivalët e këtij qyteti, Atletico-Madrid dhe Real Madrid do të sprovojnë forcat në një ndeshje që parashikohet të sjell në duel tejet të ‘nxehtë’. Ndeshja mes Ateltico Madrid dhe Real Madridi nis në orën 21:00.

Ndërkohë, në ligën më atraktive në Evropë, Premier League, ndeshje kryesore do të luhet mes Brentford dhe Arsenalit.

Sfida interesante vijnë edhe në Serie A, ku derbi luhet mes Napolit të Amir Rrahmanit dhe Milanit, ndeshje kjo tejet e rëndësishme në garën për kreun e tabelës.

Ndërkaq, Ligue 1 sjell derbin mes Lyonit dhe PSG-së, duel ky që nis në orën 20:45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat