Abraham: Vështirë të largohesh nga Chelsea, por unë e dua Italinë

Futboll

Abraham: Vështirë të largohesh nga Chelsea, por unë e dua Italinë

Më: 18 shtator 2022 Në ora: 15:08
Abraham

Sulmuesi i Romës, Tammy Abraham duke folur për ‘Daily Mail’, ka thënë se nuk ka qenë lehtë të largohet nga Chelsea, por ai thotë se e do Italinë.

Abraham po luan sezonin e dytë në skuadrën e Jose Mourinhos.

Sulmuesi anglez e ka pranuar se është përshtatur shumë mirë tek ‘romakët’. Sipas tij, Jose Mourinho është një nga trajnerët më të mirë në botë.

Ishte e vështirë të largohem nga Chelsea, por unë e dua Italinë”, tha ai.

“Mourinho është një nga më të mirët, ai di të flasë me lojtarët. Ai kurrë nuk thotë "bravo", edhe nëse mendon kështu. Ai gjithmonë dëshiron që ne të bëjmë më të mirën”, theksoi Abraham.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat