Ndëshkohet me karton të kuq pas 9 sekondave lojë

Futboll

Ndëshkohet me karton të kuq pas 9 sekondave lojë

Më: 18 shtator 2022 Në ora: 17:19
Ndëshkohet me karton të kuq pas 9 sekondave lojë

Jean-Clair Todibo është futur në histori të futbollit.

Ish-mbrojtësi i Barcelonës është bërë njëri prej futbollistëve që është ndëshkuar më së shpejti me karton të kuq.

Këtë të diel, Todibo mori karton të kuq pas vetëm 9 sekondave në ndeshjen Nice – Angers.

Kjo ndeshje është duke u zhvilluar në stadiumin “Allianz Riviera” dhe është e vlefshme për javën e tetë në Ligue 1.

Sipas faqes së specializuar për statistika nga futbolli francez, “OptaJean”, ky ishte kartoni më i shpejt që nga sezoni 2006/07, kur “OptaJean” filloi me mbledhjen e statistikave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat