Ronaldo, një mbret i vërtetë

Futboll

Ronaldo, një mbret i vërtetë

Më: 20 shtator 2022 Në ora: 14:25
Ronaldo, një mbret i vërtetë

Cristiano Ronaldo është shpallur futbollisti me markën më të fuqishme në mesin e futbollistëve që do të luajnë në Botërorin “Katar 2022”, pasi që rreth 480 milionë tifoz e ndjekin në “Instagram”.

Secili prej postimeve të tij vlen më shumë se të gjitha, pasi ai vlerësohet me 3.54 milion euro.

-Analiza është kryer  nga kompania e statistikave “Nielsen Gracenote”, e cila rendit futbollistët sipas numrit të përgjithshëm të ndjekësve, rritjes së numrit të tyre në vitin e kaluar dhe vlerën e çdo postimi individual.

Menjëherë pas portugezit është rivali i tij i përhershëm, Lionel Mesi, me 360 milionë ndjekës dhe çdo postim kap vlerën prej 2.63 milionë euro, ndërsa Nejmar që ka 178 milionë ndjekës dhe Kilian Mbape me 72.5 milionë ndjekës, me çdo postim individual kapin vlerën mbi 1.15 milion euro.

Nga ana tjetër, Gavi i Barcelonës, u shpall si “debutuesi më i mire”, pasi që 18-vjeçari që tani ka 6.2 milionë ndjekës, një rritje e pabesueshme prej 5165 për qind për vetëm një vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat