Barcelona nuk e harron rastin Figo

Futboll

Barcelona nuk e harron rastin Figo

Më: 21 shtator 2022 Në ora: 11:28
Barcelona nuk e harron rastin Figo

Sfidë pa fund mes Barcelonës dhe Real Madrid. Dy skuadrat nuk luajnë vetëm në fushën e gjelbër. Në fakt dy ekipet spanjolle nuk humbasin kurrë një mundësi për të afirmuar supremacinë e tyre në Spanjë dhe në Europë edhe për sa i përket imazhit, markës dhe tifozëve.

Ka pasur shumë mosmarrëveshje mes dy skuadrave në të kaluarën, kalimi i Luis Figo nga Barcelona te Real Madrid është i paharrueshëm. Një mungesë respekti për të cilin klubi katalanas tani dëshiron të hakmerret duke kërkuar një nga yjet e skuadrës. Lajmi i madh vjen nga 'Mundo Deportivo'. Barcelona dëshiron të rrëmbejë Marco Asensio nga Real Madrid.

Një përpjekje e lehtësuar nga fakti se kontrata e yllit spanjoll skadon verën e ardhshme. Sulmuesi duket shumë larg rinovimit dhe madje gjatë verës ishte drejt largimit nga Madridi. Dhe sipas gazetës spanjolle, klubi katalanas gjithashtu mund të vendosë të bëjë një ofertë në janar pa pritur që ta transferojë lojtarin me parametra zero në qershor.

Si gjithmonë në këto raste, puna e agjentit të lojtarit spanjoll, Jorge Mendes, do të jetë vendimtare. Super agjenti ka marrëdhënie shumë të mira me presidentin e Barcelonës, Joan Laporta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat