Juventus nis kontaktet për rikthimin e Contes

Futboll

Juventus nis kontaktet për rikthimin e Contes

Më: 21 shtator 2022 Në ora: 17:58
Juventus nis kontaktet për rikthimin e Contes

Në Angli nuk kanë dyshime se mungesa e rinovimit të Antonio Contes me Tottenhamin është e lidhur me mundësinë e një rikthimi të mundshëm te Juventusi.

Sipas asaj që raporton “Daily Mail”, Pavel Nedved, zv-president i bardhezinjve, ka nisur punën për të bindur mikun e tij, Conte, për mundësinë e një rikthimi të mundshëm në verën e ardhshme.

Max Allegri për momentin është në dyshim të madh për të vijuar aventurën me klubin torinez, por dhe nëse shkarkohet vendin e tij pritet ta zërë Montero, një ish-lojtar aktualisht i punësuar te ekipi i të rinjve.

Pas mbledhje së të premtes te klubi torinez sipas mediave italiane mund të ketë më shumë qartësi për të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat