Barcelona kërkon rikthimin e Dani Olmos në “Camp Nou”

Futboll

Barcelona kërkon rikthimin e Dani Olmos në “Camp Nou”

Më: 22 shtator 2022 Në ora: 11:32
Barcelona kërkon rikthimin e Dani Olmos në “Camp Nou”

Dani Olmo prej kohës është një nga lojtarët e preferuar të Xavi Hernandez, me Barcelonën që po punon për të bërë të mundur rikthimin e tij në “Camp Nou”.

Mesfushori i skuadrës gjermane në 2014 u largua nga Barça kur ishte vetëm 16-vjeç, ndërsa kaloi te Dinamo Zagreb, ku shkëlqeu para se t’i bashkohej RB Leipzig në verën e vitit 2020.

Mediat gjermane raportojnë se rikthimi i Olmos te Barcelona është i komplikuar, pasi Leipzig po mendon t’i zgjasë kontratën lojtarit spanjoll.

Skuadra gjermane i ka ofruar kontratë të re yllit të tyre deri në verën e vitit 2027, kontratë nga e cila do të fitonte pesë milionë euro neto në sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat