Rama merr drejtimin e skuadrës së Ligës së Parë

Futboll

Rama merr drejtimin e skuadrës së Ligës së Parë

Më: 22 shtator 2022 Në ora: 17:03
Rama merr drejtimin e skuadrës së Ligës së Parë

Nazmi Rama është prezantuar si trajner i ri i skuadrës A&N. 

Skuadra e Ligës së Parë ka arritur marrëveshje me trajnerin i cili ka një përvojë të gjatë në futboll.

Prizrenasit kanë synime për promovim në elitën e futbollit kosovar dhe e shohin Ramën si njeriun kryesor që do ta drejtojë ekipin drejt Superligës.

"Mazmi Rama merr drejtimin e skuadrës seniore , trajneri me shumë përvojë me bagazh të gjatë të futbollit Kosovar i ka besuar projektit tonë madhështor për ta inkuadruar skuadrën në superligë.

Karrierën e tijë profesionale si futbollist i kohës së tijë për të vazhduar më tutje edhe si trajner i shumë skuadrave në Kosovë.

Timonieri Mitrovicas kërkoi angazhim , diciplinë , kulturë , ndërsa premtoi punë profesionale , përmbushje të objektivave", njofton A&N.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat