Goditje për Italinë

Futboll

Goditje për Italinë

Më: 23 shtator 2022 Në ora: 10:59
Goditje për Italinë

Një lajm aspak i mirë për kombëtaren e Italisë!

Trajneri Roberto Mançini ka humbur shërbimet e sulmuesit kryesor për shkak të një problemi muskulor, Çiro Imobile për supersfidën e mbrëmjes së sotme ndaj Anglisë, e vlefshme për Ligën e Kombeve, në orën 20:45, në stadiumin “Giuseppe Meazza”.

Sulmuesi i Lacios ka pësuar një dëmtim dhe ështzë e sigurt mungesa e tij për këtë duel që rezulton vendimtar për kampionët e Europës në grupin 3 të Ligës A në Ligën e Kombeve.

Aktualisht, në këtë sezon nëp Serinë A me fanellën e Lacios, 32-vjeçari është aktivizuar gjithsej në 7 ndeshje duke shënuar 5 gola dhe duke dhuruar edhe 2 asiste për shokët e skuadrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat