Identifikohen pesë tifozë, Atletico merr masa

Futboll

Identifikohen pesë tifozë, Atletico merr masa

Më: 23 shtator 2022 Në ora: 16:11
Identifikohen pesë tifozë

Kohët e fundit në Spanjë, lojtari i Real Madrid, Vinicius Junior ka rënë pre e racizmit që vijon ende të shqetësojë e të shëmtojë botën e futbollit.

Në derbin e Madridit, disa tifozë të Atleticos nuk i kursyen koret raciste ndaj brazilianit, megjithatë autoritetet spanjolle kanë identifikuar pesë prej tyre. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i klubit të Atleticos që ka vendosur të përjashtojë përgjithmonë nga stadiumi i tyre tifozët problematikë.

Në fakt, ky do të jetë dëmi i vetëm për tifozët, pasi autoritetet nuk ndërmorrën asnjë akt tjetër përveç identifikimit. Ndërkohë, rasti i racizmit ndaj Vinicius Junior nuk është i vetmi në Spanjë dhe La Liga pasi në vitin 2020, viktimë ka qenë edhe sulmuesi i Athletic Bilbao, Inaki Williams.

Megjithatë, në të shtumtën e rasteve bën përshtypje fakti që autoritetet nuk i dënojnë autorët e këtyre gjesteve të shëmtuara dhe së fundmi, Presidenti i Këshillit Kombëtar të Sportit të Spanjës, Jose Manuel Franco tha se në momentin që nëse ligji nuk vepron, atëherë vetë bota e sportit duhet të bëjë pastrimin e këtyre individëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat