Nuk është e lehtë përballja me kritikat

Futboll

Nuk është e lehtë përballja me kritikat

Më: 23 shtator 2022 Në ora: 16:27
Nuk është e lehtë përballja me kritikat

Liverpool nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë sezon teksa në gjashtë ndeshjet e para të Premier League, të besuarit e trajnerit Jurgen Klopp kanë grumbulluar vetëm nëntë pikë. shumë prej yjeve të The Reds kanë përfunduar nën kritikat e opinionistëve, por edhe tifozëve e një nga ata të cilët nuk është kursyer është edhe Virgil Van Dijk.

Megjithatë, belgu i pranon ato, ndërsa shprehet se nuk është naiv dhe se e di që ende nuk është në më të mirën e tij.

“Unë e di që mund të kisha bërë më mirë në këtë fillim të sezonit, nuk jam naiv. E di shumë mirë kur gaboj.

Gjithashtu e di që jam edhe një nga lojtarët më të rëndësishëm të Liverpool, sigurisht edhe të kombëtares. E ndjej këtë përgjegjësi dhe nga ana psikologjike kjo është një sfidë më vete. Ndjehet presioni, por shumë njerëz e harrojnë këtë.

Të gjithë mundohemi të japim më të mirën, por në rastin tim, kur jam një nga më të mirët, atëherë vijnë edhe kritika të merituara. Duhet të përballem me to, edhe pse nuk është e lehtë”, u shpreh Van Dijk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat