Celina: Jam shumë i lumtur që po rikthehem sërish në Mbretërinë e Bashkuar

Futboll

Celina: Jam shumë i lumtur që po rikthehem sërish në Mbretërinë e Bashkuar

Më: 23 shtator 2022 Në ora: 18:55
Celina

Kombëtarja e Kosovës udhëtoi sot për në Belfast, atje ku do të takohet nesër me Irlandën e Veriut në Ligën e Kombeve.

Kjo ndeshje i takon xhiros së pestë dhe të parafundit në Grupin 2 të Ligës C.

Në konferencën për media është paraqitur Bersant Celina, i cili tha se Kosova është e gatshme për sfidën e nesërme.

“Jam shumë i lumtur që po rikthehem sërish në Mbretërinë e Bashkuar për të zhvilluar ndeshje futbolli.

Gjatë tërë javës jemi përgatitur për këtë ndeshje.

Do të jetë ndeshje e vështirë, por ne jemi të gatshëm për një përballje të tillë. Do të japim maksimumin tonë”, tha Celina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat