Berisha afrohet më tepër me Gjermaninë A

Futboll

Berisha afrohet më tepër me Gjermaninë A

Më: 24 shtator 2022 Në ora: 11:36
Berisha afrohet më tepër me Gjermaninë A

Nuk pritet ndonjë befasi e Shqipërisë apo Kosovës, Mërgim Berisha afrohet më tepër me Gjermaninë A!

Mërgim Berisha u transferua në radhët e Augsburgut, ku po lë gjurmë në këto javë të para të Bundesligës.

Sulmuesi me origjinë shqiptare po gëzon një formë të mirë në Gjermani, prandaj menaxheri i përgjithshëm i Augsbugut ka thënë në një intervistë të tijën se Berisha mund të jetë surpriza e Kombëtares së Gjermanisë për Kupën e Botës që do të luhet në fund të këtij viti.

“Nëse ka një suprizë në skuadrën e Kupës së Botës së Gjermanisë, lojtari ynë sulmues, Mërgim Berisha, është një futbollist që ia vlen të merret në konsideratë“, ka thënë Stefan Rojter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat