Shala, Nexhipi, Muriqi, Llapashtica, Kelmendi, Bellopoja, si u ndanë në përballje me Vokrrin në vitin 1987!

Futboll

Shala, Nexhipi, Muriqi, Llapashtica, Kelmendi, Bellopoja, si u ndanë në përballje me Vokrrin në vitin 1987!

Nga: Kemajl Goca Më: 24 shtator 2022 Në ora: 14:38
Lart nga e majta: Abdyl Bellopoja, Zoran Lemajiq, Muhamed Kolenoviq,,Sllavenko Kuzeleviq, Gani Llapashtica, Isa Sadriu. Poshtë nga e majta: Mensur Nexhipi, Sahit Kelmendi, Vlladislav Gjukiq, Fadil Muriqi dhe Kujtim Shala.

Prishtina dhe Partizani i Beogradit, u ndanë baras (0:0) me 7 tetor të vitin 1987 në stadiumin e Prishtinës, në  një atmosferë madhështore para 35 mijë shikuesve.

E veçanta ka qenë se edhe në vitin 1986 ishte ky rezultat i bardhë mes këtyre skuadrave në kryeqytet.  

Prishtina - Partizani 0:0
Shikues: 35 000.
Prishtina: Zoran Lemajiq, Sahit Kelmendi, Xhevdet Muriqi, Gani Llapashtica (Nazmi Rama 74'), Sllavko Kuzeleviq, Muhamed Kolenoviq, Batroviq, Mensur Nexhipi, Vlladisllav Gjukiq, Abdyl Bellopoja (Fadil Muriqi 46') dhe Kujtim Shala. Trajner: Josip Duvançiç.
Partizan: Gjukanoviq, Klinçarski, Gjorgjeviq (Miodrag Bajoviq 60'), Vermezoviq, Katanec, Radanoviq, Milorad Bajoviq, (Shqepoviq 46'), Stevanoviq, Fadil Vokrri, Smajiq dhe Vuqiçeviq.

Futbollistët Kujtim Shala, Mensur Nexhipi, vëllezërit Fadil dhe Xhevdet Muriqi, Gani Llapashtica, Sahit Kelmendi, Abdyl Bellopoja etj. u ndanë baras me ekipin e legjendës Fadil Vokrri!

Hera e dytë që Vokrri u paraqit në kryeqytet kundër Prishtinës dhe hera e dytë që rezultati 0:0.

Barazimi me 7 tetor (e mërkurë) vjen menjëherë pas fitores senzacionale 2:1 në “Maksimir” ndaj Dinamos së Zagrebit pikërisht me 4 tetor.

Prishtina renditej në vend të 12-të me 10 pikë dhe Partizani i nënti me 10, ndërsa Cërvena Zvezda dhe Dinamo kryesonin me nga 13 pikë pas javës së 10-të në Ligën e Parë të ish Jugosllavisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat