Mbappe: Në PSG është ndryshe

Futboll

Mbappe: Në PSG është ndryshe

Më: 24 shtator 2022 Në ora: 15:51
Mbappe

Kylian Mbappe krahasoi lojën e tij me Paris Saint-Germainin dhe Kombëtaren e Francës.

Ai tha se me ekipin kombëtar luan ndryshe, pasi që ka më shumë liri sesa te skuadra parisiene.

“Unë luaj ndryshe në kombëtare, më kërkojnë të bëj gjëra të tjera këtu. Këtu kam shumë më tepër liri sesa në klub. Trajneri [Didier Deschamps] e di se ne kemi një “nëntë” si Olivier Giroud. Dhe unë mund të lëviz përreth, të kërkoj hapësirë, të kërkoj topin”, tha Mbappe.

“Në PSG është ndryshe, ata më kërkojnë mua të jem pika e ankorimit, është ndryshe”, shtoi 23-vjeçari, i cili së fundi shënoi gol në fitoren 2:0 të Francës ndaj Austrisë.

Kurse, kur u pyet se “a ju pëlqen të luani për Kombëtaren franceze më shumë sesa të luani për PSG-në?”, ish-sulmuesi i Monacos duke buzëqeshur tha: “Jo, më pëlqen kudo”.

Kujtojmë se treshja e sulmit te PSG-ja; Messi, Neymar dhe Mbappe, janë gjithnjë në qendër të vëmendjes. Argjentinasi dhe braziliani vlerësohen si më të afërt me njeri-tjetrin, teksa vazhdon të raportohet se Mbappe nuk ka raporte të mira me Neymarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat