Van Gaal: E kam kritikuar më parë

Futboll

Van Gaal: E kam kritikuar më parë

Më: 24 shtator 2022 Në ora: 20:13
Van Gaal

Holandës i mjafton të humbasë me tre gola ndaj Belgjikës në Amsterdam për të ruajtur vendin e parë në Grupin 4 të Ligës A, çka do i siguronte skuadrës së Louis Van Gaal kalimin në “Final Four” të Nations League.

Dy Kombëtaret do të përballen mes tyre të dielën e 25 shtatorit në “Johan Cruijff Arena”, përballje që do të transmetohet në SuperSport 2.

Van Gaal është ndalur tek ekipi kundërshtar, duke zbuluar se ndihet xheloz në lidhje me faktin që Belgjika në në portë një “gardian” si Thibaut Courtois.

“Jam xheloz për Roberto Martinez. Në disa raste e kam kritikuar Courtois, por ai është një portier i nivelit të lartë. Ka raste kur gabon, por ndodh kur je nën presion të madh.

Nuk ia kam idenë se çfarë do të bëjë Belgjika nesër ndaj nesh, por i kam analizuar me detaje tre ndeshjet e tyre të fundit. Kam besim maksimal te djemtë e mi.

Unë i përgatis për fitore dhe ata bëjnë të pamundurën për të triumfuar. Ky është shkaku pse nuk besoj aspak që skuadra do e marrë lehtë këtë ndeshje”, deklaroi “gjenerali” holandez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat