Napoli kërkon blindimin e Amir Rrahmanit

Futboll

Napoli kërkon blindimin e Amir Rrahmanit

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 09:08
Amir Rrahmani

Napoli kërkon të vazhdojë edhe më tej me Amir Rrahmanin.

Napoli është duke punuar në rinovimin e kontratës së Amir Rrahmanit.

Kapiteni i Kosovës po cilësohet si një nga lojtarët më të mirë në ekipin napolitan, dhe ka bindur drejtuesit e klubit me paraqitjet në fushë.

“Gazzetta dello Sport” ka shkruar së fundmi se kontrata e Rrahmanit mund të vazhdohet edhe për një vit tjetër.

“Mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani, është siguri në qendër të mbrojtjes dhe ka gjetur përshtatje të mirë me mbrojtësin jug-korean, Kim Min-Jae.

Mbrojtësit pritet t’i vazhdohet kontrata deri në vitin 2025 dhe do të ketë edhe përmirësim në të ardhura”, ka shkruar gazeta e madhe italiane.

Kontrata aktuale e 28 vjeçarit skadon më 30 qershor të vitit 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat