“Haaland është një ‘monstër’”, Evra: Nuk ka më justifikime për ta fituar Champions nga City

Futboll

“Haaland është një ‘monstër’”, Evra: Nuk ka më justifikime për ta fituar Champions nga City

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 13:33
Erling Haaland

Erling Haaland është padiskutim ylli i ri i Manchester City, i cili ka shkëlqyer në Premier League, duke marrë mbi supe fatet e skuadrës angleze.

Citizenët janë favorit për ta mbrojtur titullin, derisa konsiderohet si ndër favoritët kryesorë edhe për ta fituar Champions League.

Për transferimin e sulmuesit norvegjez në Premier Legaue ka folur edhe ish-mbrojtësi francez, Patrice Evra, i cili ka theksuar se Haaland është një “mostër” dhe se City tashmë s’ka më justifikime për të fituar Championsin.

“Haaland është një monstër, ai e përdor shumë mirë fizikun e tij dhe në zonë është një “vrasës” i vërtetë. Lëviz gjithnjë në mënyrën e duhur, është si një “mace”. E ka futur skuadrën në rrugën e duhur sepse Haaland është një numër nëntë i vërtetë.

City e fitonte kampionatin edhe pa sulmues, por tashmë nuk kanë më justifikime sa i përket Ligës së Kampionëve.

Më parë kanë vuajtur në Evropë, por me Haaland është tjetër histori. Kur humbën me Chelsean në finale, Guardiola luajti pa sulmues, por tashmë diçka e tillë nuk ndodh më”, ka deklaruar Evra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat