Danimarka forcë për Francën 

Futboll

Danimarka forcë për Francën 

Nga: K. Goca Më: 25 shtator 2022 Në ora: 22:36
Danimarka forcë për Francën 

Kampioni në fuqi i botës, Franca, bie në Copenhagen. Danimarka ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Francës, në ndeshjen e xhiros së fundit të Grupit 1 të Ligës së Kombeve, Divizioni A.

Ndeshje u përcoll nga 36.064 shikues.

Fitorja e danezëve nuk i mjaftoi për të përfunduar në kreun e tabelës.

Golat i realizuan  futbollistët Dolberg (34') e Skov Olsen (39’).

Mbappe, Griezmann e Giroud, zhgënjejnë me Francën.

Danimarka përfundon në vend të dytë me 12 pikë, një me pak se Kroacia dhe Franca renditet në pozitën e tretë me 5 pikë dhe Austria në fund me 4 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat