Ranieri, para Inter - Roma: Si më shkatërroi Tihago Motta te zikaltrit

Futboll

Ranieri, para Inter - Roma: Si më shkatërroi Tihago Motta te zikaltrit

Më: 30 shtator 2022 Në ora: 10:33
Ranieri, para Inter - Roma: Si më shkatërroi Tihago Motta te zikaltrit

Claudio Ranieri, ish-trajner i Interit dhe Romës dhe kampion i Anglisë me Leicesterin, ka dhënë një intervistë për “Corriere dello Sport” për përballjen e madhe të Serisë A mes zikaltërve dhe verdhekuqve.

Vlerësimi për Mourinhon: “Sot është më reflektues, i vetëdijshëm, njeriu ndryshon me kohën. I është përmbajtur në mënyrë perfekte projektit të Friedkin. Ai luan për të fituar, karriera e tij është shënuar me suksese të jashtëzakonshme, megjithatë ai e di mirë që në këtë fazë të Romës ka pengesa, kufij të vendosur nga “Fair Play Financiar”… Mourinho është një galvanizues unik, i paimitueshëm, “Olimpico” mbushet për të më shumë se për skuadrën. Roma kishte nevojë për Mourinhon dhe ndoshta Mourinho për Romën. Tifozëria e mbështet pa rezerva”.

Ranieri, pa ekip: “Nuk ndihem keq, edhe nëse për 35 vjet kohën e ditës sime e ka shënuar futbolli, puna. Kur nuk luan ose stërvitesh të mungojnë shumë gjëra, referenca të rëndësishme, duhet të plotësosh boshllëqet dhe nuk është gjithmonë e lehtë. Nuk ka seanca stërvitore, grumbullime, udhëtime, ndeshje. Në çdo rast, unë e jetoj gjithçka me shumë qetësi dhe, në të vërtetë, e shijoj lirinë “.

Përvoja tek Interi: “e nisëm mirë. Gjërat ndryshuan kur Thiago Motta vendosi të shkonte te PSG në janar. Ne ramë dakord që ai të largohej në fund të sezonit, por ai ndryshoi mendje dhe bëri presion mbi presidentin që nuk e pengoi. Pa Thiagon, u prishën ekuilibrat në fushë, si një orë në të cilën bllokohet një element i vetëm dhe i gjithë mekanizmi nuk funksionon.”

Titulli në krye të Leicesterit: “Shumë faktorë kontribuan në këtë. Duke filluar nga presidenti, që ma dorëzoi ekipin kur ishte ende në grumbullim. Papritmas, largoi trajnerin. Leicester një sezon më parë ishte ngjitur në Premier Legaue dhe kishte siguruar mbijetesën në javën e fundit. Ndryshova disa gjëra gradualisht, por në mënyrë radikale. Mbrojtësit e krahut, në radhë të parë, pastaj ndërhyra te Simpson dhe Fuchs.

Vendosa t’i gjeja një vend për Kante, që kishte energji të pashtershme. Fillimisht e provova në krahun e majtë, pastaj e vendosa në qendër të mesfushës dhe së bashku me Drinkwater formoi një çift të pathyeshëm.

Ata djem ishin mirë bashkë, ndihmuan njëri-tjetrin. Nëse Mahrez futej drejt qendrës, Okazaki shkonte për të mbuluar krahun e tij. Në javët e para i shpjegova ekipit se nuk duhet të hiqte dorë kurrë, e mori mesazhin shpejt. Ata arritën të kthenin shumë rezultate 0-2 në barazime apo fitore. Dihet historia e picave të ofruara kur nuk pësonim gol. Gjeta një piceri që pas dhjetë javëve të para shumëfishoi fitimet. Nëse e mbaj mend mirë, atë sezon ne humbëm vetëm tri herë: dy herë me Arsenalin dhe një herë me Liverpoolin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat