Broja tregon sesi iu bashkua Chelsea-t në moshën e vogël

Futboll

Broja tregon sesi iu bashkua Chelsea-t në moshën e vogël

Më: 30 shtator 2022 Në ora: 13:15
Broja tregon sesi iu bashkua Chelsea-t në moshën e vogël

Armando Broja ka dhënë një intervistë për “Players Tribune” ku vëmendjen kryesore e mori padyshim rrëfimi për Shqipërinë. Sulmuesi u shpreh se babai i ka thënë që të mos e lërë futbollin pa e dërguar Kombëtaren në Botëror. Por vërtet interesante ishte edhe pjesa ku Broja tregoi sesi iu bashkua Chelsea-t.

“Mbaj mend që shkova në një turne. Skauti i Tottenham [Hotspur] në fakt erdhi për të parë një djalë tjetër. Ndodhi që të luaja mirë në atë turne dhe u bëra golashënuesi më i mirë dhe mora çmimin e lojtarit më të mirë në turne.

Kam luajtur më pas në një ndeshje ku fituam 12-0, ndërsa unë realizova 9 gola. Menjëherë pas kësaj, dy djem nga Chelsea erdhën dhe më thanë: “uau, ne të duam në ekip.

Nuk mendova asgjë tjetër veçse t’i bashkohesha. Kështu iu bashkova te U10 dhe kam qenë atje deri më sot”, tha Broja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat