Top-ligat evropiane rikthehen

Futboll

Top-ligat evropiane rikthehen

Më: 1 tetor 2022 Në ora: 11:25
Top-ligat evropiane rikthehen

Ligat më të fortë në Evropë rikthehen sot me disa super-duele.

Premier Liga që njihet si liga më e fortë në Kontinentin e Vjetër, vjen disa ndeshje joshëse në kuadër të javës së tetë.

Sfida kryesore e ditës së sotëm është përballja Arsenal-Tottenham që luhet në ‘Emiratës’.

Ky duel pritet të sjellë një ndeshje dramatike pasi që të dy skuadrat janë duke kaluar formë të mirë, sidomos ‘Topçinjtë’ që edhe kryesojnë tabelën në elitën angleze.

Ndeshje interesante vijnë edhe nga La Liga. Sevilla e pret Atletico Madridin në duelin kryesor të ditës së sotëm në elitën spanjolle, derisa Mallorcën e Vedat Muriqit e pret një ndeshje tejet e vështirë pasi që përballet me Barcelonën.

Serie A rikthehet sot pasdite me tri ndeshje, ku spikat dueli Inter-Roma, derisa Napoli i Amir Rrahmanit kërkon fitoren e radhës kundër Torinos. Kampioni në fuqi i Italisë, Milan sfidën Empolin në udhëtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat