Ferrara “bën copash” Cassanon

Futboll

Ferrara “bën copash” Cassanon

Më: 1 tetor 2022 Në ora: 13:03
Ferrara “bën copash” Cassanon

“Stuhia” nuk ndalet ndaj Antonio Cassano, i cili ka ndezur një polemikë të vërtetë me fjalët që tha për kampionatin (titullin) e fituar nga Maradona me Napolin.

Ish-sulmuesi barez, gjatë podcast-it ‘Mucchio Selvaggio’ nga Fedez, në fakt deklaroi: “Maradona e fitoi kampionatin e tij të parë me një ekip të të arratisurve”.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i ish-lojtarëve të asaj skuadre. Pas Renica dhe Bruskoloti ka ardhur përgjigja e Ciro Ferrarës, mbrojtësit të atij Napoli që fitoi titullin në sezonet 1987-1988 dhe 1989-1990.

Ferrara shkroi përmes Instagramit, duke bashkangjitur një foto të vjetër të skuadrës së plotë: “Përshëndetje Antonio, po flisni për gjëra që padyshim nuk i dini mirë, në një gjuhë që e dini edhe më pak.

Më 10 maj 1987, kur ne po fitonim titullin e parë në historinë e Napolit, ti nuk kishe mbushur ende 5 vjeç dhe ushqeheshe me biberon. Hesht, sepse është më mirë për ty! Diego nuk do të kishte dashur kurrë një “fenomen” si ju në dhomën e tij të zhveshjes”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat