Emini ankohet: Padrejtësisht na u anuluan dy gola

Futboll

Emini ankohet: Padrejtësisht na u anuluan dy gola

Nga: K.G. Më: 2 tetor 2022 Në ora: 23:08
Emini

Skuadra shqiptare, Voska Sport e Ohrit, dje u dëmtua rëndë nga gjyqtari, të paktën për dy gola. 
Voska luajti baras (1:1) në Manastir në duel me Pelisterin.

Futbollisti i Voska Sport, Izair Emini, ankohet, se padrejtësisht iu anuluan dy gola.

“Zhvilluam ndeshjen më të mirë të sezonit, padrejtësisht na u anuluan dy gola. Normal që e prisnim të jetë një ndeshje e vështirë, mirëpo mund të them me plot gojë se ekipin e Pelisterit e kemi dominuar në çdo aspekt.

Se si rrodhën gjërat deri në fund, personalisht unë nuk jam i kënaqur me rezultatin, pasi që shënuam tre gola mirëpo që të gjithë na i anuloi referi, dy prej tyre padrejtësisht do kisha thënë.

Gjithsesi mendoj se e kemi zhvilluar lojën më të mirë deri tash, por ne duhet të shohim përpara sepse kampionati është i gjatë, ne vetëm duhet të luajmë si dje, mendoj se rezultatet nuk do na mungojnë"”, ka thënë Emini.

Pas javës së gjashtë të Ligës së Dytë Maqedonisë së Veriut, Voska renditet në vend të dytë me 14 pikë, ka dy me pak se lideri Vardari i Shkupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat