Fatkeqësi për Neymarin

Futboll

Fatkeqësi për Neymarin

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 13:15
Fatkeqësi për Neymarin

Një sfond kurioz në lidhje me Neymar. Ose më saktë, babain e tij… Sipas asaj që mësohet nga “Sport.es”, e cila i referohet “Metropoles”, babai i yllit dhe kapitenit të Brazilit ishte “viktimë” e një aksidenti të vogël gjatë një feste.

Babai i O’Ney u rrëzua nga shkallët teksa mbante një pije në dorë dhe përveç dëmtimit të brinjëve, me sa duket pësoi edhe një prerje në dorë. Më vonë do të dërgohej në spital për mjekim dhe tani po shërohet pa probleme të mëdha.

Për kujtesë, me rastin e ndeshjes së Brazilit kundër Tunizisë, Neymar kishte marrë pjesë në “pokerissimon” e kombëtares së tij, duke shënuar njërin nga pesë golat nga goditja e dënimit.

Sulmuesi ka stërkonfirmuar gjendjen e shkëlqyer sportive, të paktën për sa i përket shënimit të golave, gjatë kësaj pjese të parë të sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat