Ranieri tregon versionin e tij

Futboll

Ranieri tregon versionin e tij

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 20:17
Ranieri tregon versionin e tij

Claudio Ranieri nuk do ta marrë drejtimin e Sampdorias, edhe pse në ditët e fundit është përfolur shumë për emërimin në krye të klubit të Serisë A.

Tekniku roman ka dhënë versionin e tij për këto zëra në “Gazzetta dello Sport”

“Në verën e vitit 2021 do të kisha qëndruar, por nuk e rinovova kontratën për shkak të mosmarrëveshjeve me pronarët, jo për arsye ekonomike.

Edhe këtë herë do të isha në dispozicion, por kuptova që nuk ka ndryshuar shumë, në kuptimin që pronarët kanë mbetur të njëjtë, më vjen keq për djemtë dhe për fansat: do të kishin dashur të kthehesha.

Kur lexoj në gazeta se kërkohen trajnerë të tjerë, atëherë e kuptoj që nuk ka më entuziazëm për të më marrë. Gjatë karrierës sime kam nënshkruar edhe një kontratë në letër të bardhë në Parma…”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat