Leverkuseni në krizë

Futboll

Leverkuseni në krizë

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 11:49
Leverkuseni në krizë

Kohë të këqija për Bayer Leverkusenin, i cili, pas sezonit të fundit mjaft të suksesshëm (e mbylli në vendin e tretë dhe mori pjesë në Champions), po zhgënjen totalisht muajt e fundit.

“Aspirinat” janë të parafundit në Bundesligë, në zonën e rënies, me vetëm pesë pikë dhe një fitore të vetme. Në Champions, pas disfatës ndaj Portos, kanë mbetur me tri pikë nga nëntë të mundshme. Situata nuk është aspak e mirë.

“Jam një person pragmatik. Në fund, janë rezultatet që kanë rëndësi dhe ne kemi nevojë për to në një afat shumë të shkurtër,” – tha CEO-ja i Leverkusenit, Fernando Carro.

Kjo është arsyeja pse tashmë ka zëra për ndryshime në stol dhe ka një emër që tingëllon fort për të zëvendësuar Gerard Seoane dhe që ESPN e ka zbuluar. Ky është Xabi Alonso, i cili aktualisht është pa ekip pas largimit nga skuadra e të rinjve të Real Sociedadit, në verë. Spanjolli ende nuk ka drejtuar një ekip parë në karrierën e tij të re.

Interesi është real dhe sipas informacioneve të fundit që vijnë nga Gjermania, marrëveshja mund të jetë afër mbylljes. Xabi e njeh kampionatin, pasi ka luajtur për Bayernin e Mynihut nga viti 2014 deri kur vendosi të varte këpucët në gozhdë në vitin 2017.

Leverkuseni më parë iu afrua Thomas Tuchelit (i shkarkuar nga Chelsea), por ai nuk e pranoi propozimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat