Icardi s’pranon divorcin me Wandën

Futboll

Icardi s’pranon divorcin me Wandën

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 11:59
Icardi s’pranon divorcin me Wandën

Mauro Icardi po shfrytëzon të gjithë arsenalin e tij për të shpëtuar atë që duket praktikisht e pamundur: martesën me Wanda Narën. Ai madje ka guxuar të braktisë për disa ditë futbollin (pa pyetur njeri te Galatasaray), duke ndërmarrë një fluturim “rrufe” drejt Argjentinës, ku ndodhet tashmë Wanda. Gjithsesi, marrëdhënia e tyre është gjithnjë e më e ndërlikuar.

“Wanda nuk e dinte që Icardi po vinte në Argjentinë, ajo është e befasuar me të”, ka zbuluar gazetari Guido Záffora në programin “Es por ahi”.

Janë dhënë versione të ndryshme të takimit Wanda-Icardi

“Ajo u përpoq të bindte Icardin se nuk ishte vendi, nuk ishte koha dhe ishte herët në mëngjes. Pikërisht atëherë wanda vendosi të shkonte në shtëpinë e saj në Santa Barbara. Ajo i tha: “Qëndro këtu, në Chateau de Libertador, unë po iki”. Kanë dalë fjalë të tjera se është bërë skandal atje, se ka pasur britma…”, theksoi drejtuesi i emisionit. “Icardi nuk dëshiron të nënshkruajë divorcin dhe kjo e shqetëson Wandën. Ajo është e trishtuar, nuk po kalon një moment mirë.”

Wanda Nara po merr pjesë në një program televiziv në Argjentinë.

“Gjithmonë shkëlqen me atë bukurinë rrezatuese. Duket se surpriza e fundjavës të bëri mirë. Një javë përpjekje për të vazhduar të shkëlqesh me gjithçka. Të dua”, – ka komentuar Maurito në postimin e fundit që Nara ka bërë në Instagram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat