Lajme të këqija për Anglinë

Futboll

Lajme të këqija për Anglinë

Më: 6 tetor 2022 Në ora: 14:30
Lajme të këqija për Anglinë

Lajme të këqija duket se kanë ardhur për kombëtaren angleze, me mbrojtësin Kajli Uollker i cili rrezikon pjesëmarrjen në Botëror pas dëmtimit që ka pësuar me Mançester Sitin.

Mbrojtësi i krahut të djathtë iu nënshtrua një operacioni i cili doli me sukses, por duket se rikuperimi do t’i kushtojë shumë kohë.

Me anë të një mesazhi në rrjetet sociale, Uollker shkruan: “Si lojtarë ne duhet të dimë që dëmtimet janë pjesë integrale e lojës që ne duam.

Operacioni im shkoi me sukses dhe tani unë mund të përqendrohem në rikuperimin tim, për t’u rikthyer në formën më të mirë. unë do të suportoj shokët e mi të skuadrës në çdo mënyrë që është e mundur”.

Kësht Sauthgejt duhet të mendojë një plan pa mbrojtësin e tij titullar, edhe pse opsionet në krahun e djathtë nuk i mungojnë, si Ris Xhejms, Aleksandër-Arnold dhe Kirian Tripier.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat