Zyrtarizon trajnerin e ri, fitues të Copa America

Futboll

Zyrtarizon trajnerin e ri, fitues të Copa America

Më: 6 tetor 2022 Në ora: 15:52
Zyrtarizon trajnerin e ri, fitues të Copa America

Sevilla dhe Jorge Sampaoli kanë arritur marrëveshjen që trajneri argjentinas të kthehet në klubin andaluz (periudha e parë, gjatë sezonit 2016/17).

Sampaoli firmosi deri më 30 qershor 2024 dhe do të zhvillojë seancën e parë stërvitore pikërisht këtë mbrëmje, në orën 18:30. Bashkë me të, si pjesë e stafit stërvitor,  i bashkohen Sevillas edhe Jorge Desio, Diogo Meschine dhe Pablo Fernández.

Sampoli merr vendin e Lopeteguit, që u shkarkua nga detyra pas një serie rezultatesh të dobëta, që kulmuan me humbjen e fundit 1-4 përballë Dortmundit.

Arritja më e madhe si trajner e argjentinasit është triumfi në Copa America në vitin 2015. Përvoja e tij e fundit ishte në krye të Marsejës, në Francë, ku u rendit në vendin e dytë pas kampionit PSG.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat