Bastoni: Ndaj Sassuolos do të jetë më e vështirë se me Barcelonën

Futboll

Bastoni: Ndaj Sassuolos do të jetë më e vështirë se me Barcelonën

Më: 7 tetor 2022 Në ora: 15:53
Bastoni: Ndaj Sassuolos do të jetë më e vështirë se me Barcelonën

Pas fitores në Champions ndaj Barcelonës, Inter do të ndeshet nesër kundër Sassuolos në Serie A, i cili shpesh ka qenë një mace e zezë për Interin dhe për ekipet e mëdha. Alessandro Bastoni ka folur për “Sportmediaset” në lidhje me këtë sfidë.

“Fitorja e së martës ndaj Barcelonës ishte shumë e rëndësishme. Tani shpresojmë se do të gjejmë rrugën e duhur në suksese.

Në një farë mënyre, ndaj Sassuolos do të jetë një ndeshje më e vështirë se kundër Barcelonës, gjithashtu sepse ata janë një ekip i fortë dhe ndër vite na kanë vënë në vështirësi.

Në Serie A duhet të fitojmë për të rekuperuar pikët e humbura”, është shprehur Bastoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat