Allegri: Duam fitore

Futboll

Allegri: Duam fitore

Më: 7 tetor 2022 Në ora: 16:06
Allegri: Duam fitore

Juventus është në përgatitjet e fundit para super sfidës ndaj Milanit, që do të vendos shumë për sezonin e bardhezinjve. Bardheznjtë kërkojnë suksesin e tretë radhazi pas fitoreve ndaj Bolognes dhe Maccabi Haifa. Trajneri Allegri ka kërkuar kujdes nga kundërsulmet e kuqezinjve.

“Do të luajmë ndaj kampionëve të Italisë, do të jetë një ndeshje e vështirë si zakonshisht. Ata vijnë nga një humbje e rëndë, tani duan të reagojnë, do të jetë një mbrëmje e bukur me stadiumin e mbushur.

Transfertat problem? Nuk kemi fituar ende jashtë shtëpisë, të shpresojmë që fitorja e parë të vijë nesër.

Bonucci do të rikthehet. Milik do të jetë në dispozicion, por do të vendosim nësër nëse do të luajë.

Nuk duhet të lëmë hapësira në kundërsulme, sidomos në krahn e Leao-s, por ata kanë dhe Giroud, De Ketelaere dhe Diaz. Duhet një ndeshje e madh në personalitet, teknik dhe nga forca mentale. Ndeshjet në San Siro nuk mbarojnë kurrë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat