Njihuni me tifozin e Shkëndijës që i ka ndjekur të gjitha ndeshjet e klubit të zemrës në Tetovë!

Futboll

Njihuni me tifozin e Shkëndijës që i ka ndjekur të gjitha ndeshjet e klubit të zemrës në Tetovë!

Më: 7 tetor 2022 Në ora: 18:48
Njihuni me tifozin e Shkëndijës

Gazetari Florian Nesimi ka përfunduar angazhimin e tij te KF Shkëndija e Tetovës.

Lajmin e ka bërë të ditur vet ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Nesimi ka deklaruar se shpirtërisht është i lidhur me Shkëndijën, që nga rithemelimi i vitit 1992, dhe se ndoshta është tifozi i vetëm i cili që nga viti 1992 i kam shikuar të gjitha ndeshjet e Shkëndijës në Tetovë.

Ai tani e tutje do ta përkrahë klubin nga shkallët e stadiumit.

"Sot përfundoi angazhimi im në KF Shkëndija. Për mua personalisht ishte një periudhë e mbushur përplot me emocione. Jam i lidhur shpirtërish me Shkëndijën që nga rithemelimi në vitin 1992 dhe me modesti do ta them se ndoshta jam tifozi i vetëm i cili që nga viti 1992 i kam shikuar të gjitha ndeshjet e Shkëndijës të zhvilluara në Tetovë. Ama bash të gjitha, pa asnjë mungesë.

Para një viti më ftoi udhëheqësia e asaj kohe dhe më ofroi angazhimin tim në Shkëndijë. Ata më angazhuan pa ndonjë lidhje familjare, lidhje shoqërie apo ndonjë lidhje tjetër interesi. I kishin lexuar shkrimet e mia për Shkëndijën dhe më thanë se konsiderojnë që vendi im është në Shkëndijë. Për këtë i falënderoj përzemërsisht.

Sidoqoftë çdo gjëje i vjen fundi, unë rikthehem atje ku e kalova rininë që nga mosha 12 vjeçare, në shkallët e stadiumit, për të përkrahur Shkëndijën në të gjitha sfidat e saja.

Tek e fundit klubi i zemrës më mirë përjetohet dhe përkrahet nga shkallët e stadiumit", ka shkruar Neziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat