E bija feston ditëlindjen, Granit Xhaka emocionon

Futboll

E bija feston ditëlindjen, Granit Xhaka emocionon

Më: 7 tetor 2022 Në ora: 20:46
E bija feston ditëlindjen, Granit Xhaka emocionon

Përfaqëson Kombëtaren e Zvicrës, luan prej vitesh në Angli me skuadrën e Arsenalit, por Granit Xhaka dhe lidhja e tij me vendin e origjinës e rrënjët shqiptare është më e ngushta.

Gjë që reflekohet edhe në rrjetet sociale. Kështu vajza e tij e madhe Ayana feston sot ditëlindjen dhe ylli i ‘topçinjve’ i bëri një urim krejtësisht në shqip.

Në dedikimin e tij të ndjerë, mbrojtësi shkruan se jeta e tij mori kuptim pas ardhjes në jetë të vajzës. Edhe pse pranon se profesioni nuk e lejon të jetë gjithmonë pranë saj, Granit shkruan se zemra e tij është gjithmonë aty ku është e vogla.

“Nuk ishte gjithçka e qartë në jetë deri sa erdhe ti, që ti jepje nje kuptim te plotë jetës tonë, dita që une do sakrifikoja gjithçka për një njeri ishte dita kur erdhe ti në jetë, kur zemrat gjysmë të mbushura i mbushe me dashuri dhe lumturi. Ndoshta profesioni im nuk më lejon të jem gjithmonë prane teje por zemra ime është gjithmonë aty ku je dhe ti. Princesa babushit të urojë dhe 100 vite të lumtura me shëndet dhe harmoni. Te duam shume per gjithmon #AYANA”.-shkruan Graniti.

Graniti dhe bashkëshortja e tij, Leonita, u fejuan në vitin 2015, ndërsa dy vite më vonë e kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.

Në muajin prill të këtij viti, Graniti dhe Leonita u bënë prindër për herë të dytë. Ata mirëpritën në jetë vazjën e dytë, të cilën e pagëzuan me emrin Laneya Xhaka. Ndërkohë, dyshja u bënë prindër për herë të parë të Ayana në 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat