Alaba: Nuk jam i befasuar me Lewandowskin

Futboll

Alaba: Nuk jam i befasuar me Lewandowskin

Më: 7 tetor 2022 Në ora: 20:57
Alaba: Nuk jam i befasuar me Lewandowskin

Robert Lewandowski po e vazhdon te Barcelona formën që e kishte te Bayern Munih.

Pas shtatë ndeshjeve në La Liga, Lewandowski kryeson në listën e golashënuesve me nëntë gola, teksa ka dhënë edhe dy asistime për shokët e tij të skuadrës.

Duke folur për “Real Total”, David Alaba, tha se ai nuk priste asgjë më pak nga ish-shoku i tij i skuadrës te Bayerni.

“Nuk jam i befasuar me Lewyn. E njoh shumë mirë që nga koha ime në Mynih. Atë që ai po bën në Spanjë, unë kam mundur ta përjetoj për vite me radhë në Mynih”, tha mbrojtësi i Real Madridit.

“Ai është një nga sulmuesit më të mirë në botë dhe ai e ka dëshmuar këtë herë pas here me kalimin e viteve, dhe këtë po e tregon sërish këtë vit”, shtoi reprezentuesi austriak.

Alaba dhe Lewandowski do të mund të përballen mes vete më 16 tetor, kur do të zhvillohet “El Clasico”, në kuadër të javës së nëntë në La Liga.

Para “El Clasicos”, Real Madridi fillimisht do të luajë me Getafen, më 8 tetor, teksa pas tri ditësh do të luajë kundër Shakhtar Donteskut në Ligën e Kampionëve.

Kurse, Barcelona do të përballet me Celta Vigon, më 9 tetor, dhe pas tri ditësh luan kundër Interit në Ligën e Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat