FC Ferizaj: Asgjë nuk ka mbaruar 

Futboll

FC Ferizaj: Asgjë nuk ka mbaruar 

Nga: K. G. Më: 7 tetor 2022 Në ora: 22:22
FC Ferizaj

Ferizaj përgatitet për fitore kundër Gjilanit, në takimin e javës së 10-të të elitës së futbollit të Kosovës. 

Ferizajasit po kalojnë në krizë të rezultatet dhe synojnë që ta thyejnë këtë seri të zezë.

FC Ferizaj renditet në vend të nëntë me 7 pikë dhe ka 7 me pak se Gjilanit që gjendet në pozitën e tretë.

“Të dielën skuadra jonë në shtëpi e pret skuadrën nga qyteti i Gjilanit SC Gjilanin. Të vetëdijshëm për rëndësinë e ndeshjes, duke lënë pas ndeshjet e xhirove të kaluara, ne kemi punuar shumë në këtë javë që pikët e plota të mbesin në qytetin tonë. 

Në 9 xhirot që i kemi zhvilluar, fati jo çdo herë ishte në anën tonë. Kemi zhvilluar ndeshje shumë të mira, por që fatkeqësisht rezultati mungonte në fund. Kujtojmë që kemi lëshuar pikë, aty ku askush nuk e ka menduar, ndërsa kemi nxjerrë pikë e kemi fituar aty ku gjasat kanë qenë më të vogla.

Javët e kaluara mbesin pjesë e të shkuarës, ne kemi vendosur që të ecim përpara dhe të shkojmë në secilën ndeshje për ta nxjerrë maksimumin. Sepse ne jemi FC Ferizaj, një skuadër me lojtarë të talentuar, e mbi të gjitha që luftojnë deri në minutën e fundit. 

Asgjë nuk ka mbaruar, ky është vetëm fillimi. Por për të vazhduar edhe më të fortë, neve na duhet mbështetja dhe përkrahja e juaj tifozë të nderuar. 

Ju ftojmë që të dielën, të lini anash secilin plan personal sepse tribunat e stadiumit ju presin, kanë nevojë për prezencën e juaj. 

Lojtarët e meritojnë përkrahjen e juaj fizike sepse ju jeni arsyeja që ata luftojnë e mbi të gjitha zbresin në fushë. 
Mos harroni, e diela është dita, stadiumi është vendi, FC Ferizaj është i juaji dhe mbi të gjitha prezenca juaj është motivi shtesë si lojtari i 12 i yni!”, s
hkruan në faqen e FC Ferizajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat