Tre gola, dy penallti të humbura dhe tre kartona të kuq!

Futboll

Tre gola, dy penallti të humbura dhe tre kartona të kuq!

Nga: K. G. Më: 7 tetor 2022 Në ora: 22:50
Pamje nga ndeshja

Valencia më e fortë se Osasuna në stadiumin "El Sadar", duke shënuar fitore me rezultat 2:1.

Vendasit zhgënjyen, ndërsa Valencia arriti pikë me peshë të madhe.

Tre gola, dy penallti të humbura dhe tre kartona të kuq!

Golat për Valencinë i realizuan Kluivert (28') e Diakhaby (54') dhe për Osasunën Brasanac (90+2'). 

Në minutën e 57-të, Avila i Osasunës dështon nga penalltia. 

Edhe Edinson Cavani i Valencisë nuk realizoi rastin më të mirë, dështoi nga penalltia në minutën e 70-të.

Osasuna mbetet me një futbollist më pak nga minuta e 69-të, Garcia përjashtohet me karton të kuq. 

Diakhaby i Valencisë përjashtohet pas dy kartonave të verdhë dhe Pena i Osasunës (90+6) direkt me karton të kuq. 

Pas javës së nëntë në kampionatin spanjoll, Valencia renditet në vend të petë me 13 pikë sa ka edhe Osasuna në të tetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat