Milani - Juventusi përplasin “brirët”

Futboll

Milani - Juventusi përplasin “brirët”

Më: 8 tetor 2022 Në ora: 11:48
Milan - Juventusi përplasin “brirët”

Vëmendja e gjithë sportdashësve do të jetë në “San Siro” duke nisur që nga ora 18:00, ku Milan dhe Juventusi do të përplasin “brirët” mes tyre për 3 pikët e javës së 9-të të Serie A.

Një takim ku spektakli do të jetë prezent, pasi kuqezinjtë e Stefano Piolit vijnë pas humbjes me Chelsea në Champions dhe ndaj “Zonjës së Vjetër” do të kërkojnë të shfryjnë “nervat” e asaj disfate.

Ndërkohë nga krahu tjetër janë bardhezinjtë e Max Allegrit që do tentjnë të sigurojnë fitoren e parë në transfertë për këtë sezon.

“Rossonerët” renditen në vendin e 5-të me 17 pikë, Juventus në vendin e 7-të me 13 pikë.

Formacionet e mundshme:

Milan: Tatarusanu; Dest, Kalulu, Tomori, Hernandez; Tonali, Bennacer; Krunic, Diaz, Leao; Giroud.

Juventus: Szczesny; Danilo, Bonuçi, Bremer; Cuadrado, Locatelli, Rabiot, Kostic; Di Maria, Vlahovic, Milik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat