Skuadra e Prishtinës ndeshjen e radhës në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll e zhvillon ndaj KF Dukagjinit të shtunën (8 tetor).
Dueli në fjalë që i takon xhiros së 10 dhe luhet në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë duke filluar nga ora 20:00.
Prishtina e ka fituar ndeshjen të këtij edicioni ndaj Dukagjinit të zhvilluar në Klinë me rezultat 2:1.
Mesfushori i ekipit tonë, Genc Hamiti për faqen zyrtare të klubit FC Prishtina e ka vlerësuar në maksimum takimin e radhës ndaj skuadrës dukagjinase.
"Ndeshja ndaj Dukagjinit është e vështirë dhe me rëndësi sikurse të gjitha takimet e tjera. E vlerësojmë maksimalisht ekipin kundërshtar, por objektivi i vetëm i Prishtinës janë pikët e plota.
"Fitoret janë objektivi i vetëm në çdo ndeshje. Normalisht duhet ende shumë punë që të arrihet aty ku klubi dhe tifozët e meritojnë, mirëpo jemi në rrugën e duhur. Te Prishtina po mbizotëron puna dhe dëshira për suksese.
"Atmosfera para ndeshjes është pozitive. Pavarësisht sfidave, stafi dhe grupi po punojnë shumë në këtë drejtim", tha Hamiti.